• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kryetari i Kuvendit Xhaferi për urim të krishtlindjeve te kryepeshkopi z.z. Stefani

Kryetari i Kuvendit Xhaferi për urim të krishtlindjeve te kryepeshkopi z.z. Stefani

Shkup, 9 janar 2024 (MIA)- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot tradicionalisht ishte në vizitë te kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë - Kryepeshkopata e Ohrit, z. z. Stefani për t’ia uruar festën e Krishtlindjes dhe festën e Shën Martirit të parë Stefanit. 

"Kryetari Xhaferi i uroi z.z. Stefanit si i pari i bashkësisë fetare ortodokse shëndet të mirë dhe mirëqenie, sukses, urtësi dhe besim në përmbushjen e misionit të lartë shpirtëror, duke dhënë kontributin në ndërtimin e ardhmërisë së sigurt dhe të ndritur për gjeneratat e reja dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë vizitës u takua edhe me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski si edhe me një pjesë të anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të KOM- KO", thuhet në komunikatën e kabinetit të Xhaferit.

Foto: Kuvendi i RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR