• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kryetari i Kuvendit Xhaferi në Samitin e Dytë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë

Kryetari i Kuvendit Xhaferi në Samitin e Dytë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë

Shkup, 24 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar Ndërpartiak për mbështetje të Platformës së Krimesë, sot në Pragë të Çekisë do të marrë pjesë në Samitin e Dytë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë. Anëtarë të delegacionit janë deputetët Dime Velkovski, Nikolla Micevski dhe Arbër Ademi, të cilët janë anëtarë të Grupit.

Siç informoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, Xhaferi do të mbajë fjalim në Samit, ndërsa në margjina do të ketë takime bilaterale me kolegët e tij.

Në vitin 2021, Platforma Ndërkombëtare e Krimesë u krijua në Samitin e Parë Inaugurues në Kiev, dhe Samiti i Parë i Dimensionit Parlamentar të Platformës së Krimesë u mbajt më 24 dhe 25 tetor 2022 në Zagreb, Republika e Kroacisë. Është një forum unik koordinues dhe konsultativ në nivel qeveritar, parlamentar dhe ekspert, i cili fokusohet në pesë fusha prioritare: politika e mosnjohjes, sanksionet, ruajtja e të drejtave të njeriut; liria e navigacionit; pasojat ekonomike dhe mjedisore të pushtimit të përkohshëm.

Dimensioni parlamentar synon të rrisë ndërgjegjësimin e liderëve botërorë dhe publikut të gjerë për pushtimin e paligjshëm rus të Krimesë, ndikimin e tij negativ në të drejtat e njeriut të popullsisë vendase, në sigurinë në rajonin e Detit të Zi, në sigurinë globale të ushqimit si dhe në rendin botëror, i bazuar në rregulla. Ky samit do të përfundojë me miratimin e një Deklarate të Përbashkët. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

  

QËNDRONI TË LIDHUR