• e enjte, 26 shtator 2024

Kryetari i Kuvendit u takua me ambasadoren e re holandeze

Kryetari i Kuvendit u takua me ambasadoren e re holandeze

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet dy vendeve, si dhe vazhdimi i saj dhe intensifikimi ishin tema të bisedës në takimin e sotëm në Shkup ndërmjet kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi dhe ambasadores së re të Mbretërisë Holandeze, Uzlem Xhenel. 

Kryetari i Kuvendit, siç informon shërbimi për shtyp i Kuvendit, falënderoi për mbështetjen e fuqishme nga Holanda për zbatimin e reformave, para se gjithash, në fushën e sundimit të së drejtës dhe në drejtim të arritjes së qëllimit strategjik të vendit për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

"Kryetari Gashi theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj agjendës evropiane, duke theksuar se mbështetja e partnerëve tanë, përfshirë edhe Holandën, si mbështetëse e procesit të zgjerimit për vendet që i plotësojnë kushtet", informuan nga Kuvendi.

Në takim u shkëmbyen mendime edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit parlamentar midis dy vendeve, për konstituimin e Këshillit për Mbikëqyrje Civile dhe për nevojën e përforcimit të dialogut politik në Dhomën Ligjvënëse, ndërsa kryetari Gashi iu referua edhe bashkëpunimit me Holandën në kuadër të NATO-s dhe në organizatat tjera ndërkombëtare. sa/

Foto: Kuvendi

QËNDRONI TË LIDHUR