• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Shentop për vizitë private në Strumicë

Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Shentop për vizitë private në Strumicë
Strumicë, 23 shtator 2022 (MIA) – Kryetari i Asamblesë së madhe popullore të Turqisë, Mustafa Shentop, sot po qëndron për vizitë private në Strumicë. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Strumicës, Kostadin Kostadinov në profilin e tij në Fejsbuk, i cili me mysafirin nga Turqia është takuar gjatë vizitës Orta Xhaminë në Strumicë. "Nder i madh për Stumicën është vizita private e kryetarit të Kuvendit të Turqisë Mustafa Shentop. E ruajmë miqësinë midis popullit turk dhe maqedonas", ka shkruar Kostadinov. Shentop e vizitoi Lagjen turke në Strumicë, ndërsa do të marrë pjesë edhe në faljen e namazit të xhumasë në xhaminë në këtë lagje. fb/  

QËNDRONI TË LIDHUR