• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryetari i Kuvendit organizoi darkën e iftarit me rastin e Ramazanit

Kryetari i Kuvendit organizoi darkën e iftarit me rastin e Ramazanit

Shkup, 19 mars 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski, sonte, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, tradicionalisht organizoi darkën e iftarit, ku morën pjesë kryeministri, Talt Xhaferi, përfaqësues të bashkësive fetare, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, koordinuesit e grupeve të deputetëve dhe deputetë të konfesionit islam..

Mitrevski, siç informojnë nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, shprehi kënaqësinë që në këto ditë të shenjta për besimtarët myslimanë, të gjithë bashkërisht e ndajmë besimin në bashkëjetesën dhe respektin reciprok të diversiteteve.

"Respektimi i tjetrit, me të gjitha format e besimit, të jetesës dhe të shprehjes, është parakusht për shoqëri të shëndetshme, për shoqëri ndëretnike tolerante siç është shoqëria jonë. Vetëm në këtë mënyrë, siç jemi sonte, me fe tjetër, me përkatësi dhe bindje tjetër politike, me përkatësi tjetër etnike, dhe përsëri së bashku, në të njëjtën tryezë dhe me dëshirë të përbashkët për një të ardhme të begatë dhe të sigurt, mund të sigurojmë një të ardhme më të bukur dhe më të ndritshme për qytetarët tanë", u tha të pranishmëve kryetari Mitreski. ab/

Foto: Kuvendi

QËNDRONI TË LIDHUR