• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryetari i Kuvendit në Sesionin e 10-të plenar të PBEJL-së në Budvë

Kryetari i Kuvendit në Sesionin e 10-të plenar të PBEJL-së në Budvë

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot dhe nesër, do të marrë pjesë në sesionin e dhjetë plenar të Asamblesë parlamentare të procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore që do të mbahet në Budvë në organizim të Kryesimit malazez me Procesin 2022-2023.

Siç kumtoi shërbimi i Kuvendit për shtyp, Xhaferi në cilësinë e shefit të Delegacionit në AP të PBEJL-së, në përbërje të të cilit është edhe deputeti Martin Kostovski, do të paraqitet në sesionin e 10-të jubilar të kësaj nisme.

Këtë vit shënohen dhjetë vite të ekzistimit të AP të PBEJL-së, që është edhe tema kryesore e evenimentit: "Dhjetë vite AP të PBEJL-it. Integrim më i mirë dhe perspektivë më e sigurt e BE-së për rajonin e PBEJL-it në dekadën e ardhshme. Bashkë në PBEJL - Bashkë në BE".

Para mbajtjes së sesionit plenar, do të zhvillohen mbledhje të tre komisioneve të përgjithshme, edhe atë: 1) ekonomi, infrastrukturë dhe energji, 2) drejtësi, punë të brendshme dhe bashkëpunim në siguri dhe 3) zhvillim social, arsim, hulumtim dhe shkencë. Do të zhvillohet edhe mbledhje e Komitetit të Përhershëm.

Në sesionin plenar pritet të miratohet edhe Deklarata Përfundimtare.

Që nga inaugurimi në Bukuresht në vitin 2014, AP e PBEJL -it u etablua si forum thelbësor për këmbimin e përvojave, për dialog dhe bashkëpunim dhe vendosi një bazë të fortë për tejkalimin e sfidave që vazhdojnë të ngarkojnë rajonin.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, nga 1 korriku i këtij viti deri më 30 qershor 2024, do ta ndërmarrë kryesimin me Asamblenë parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR