• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryetari i Kuvendit Mitreski në takim me nxënësit e SHF "Strasho Pinxhur" nga Shkupi

Kryetari i Kuvendit  Mitreski në takim me nxënësit e SHF

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Çfarë punojnë deputetët, sa duhet të mësohet për t'u bërë kryetar i Kuvendit, çfarë bëjnë deputetët për fëmijët dhe shumë pyetje të tjera, nxënësit ia bënë kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski, gjatë vizitës së tyre në Dhomën Ligjvënëse.

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, nxënësit e klasës së dytë nga shkolla fillore “Strasho Pinxhur” nga Shkupi patën mundësinë të njihen nga afër me Kuvendin, i shikuan sallat e Kuvendit, u informuan për punën e kryetarit të Kuvendit dhe të deputetëve, ndërsa kureshtjen e fëmijëve e zgjoi edhe libri edukativ për ngjyrosje "Si Risa e njeh Kuvendin".

Libri në mënyrën më të thjeshtë e afron punën e deputetëve te fëmijët, dhe në të njëjtën kohë i edukon fëmijët për procedurën e propozimit dhe miratimit të një ligji.

Publikimi është hartuar në kuadër të Programit të Mbështetjes Parlamentare (PSP), i cili mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Programi i Mbështetjes Parlamentare zbatohet përmes Institutit Demokratik Nacional (NDI), Institutit për Demokraci "Societas Civilis" - Shkup dhe Qendrës për Menaxhimin e Ndryshimeve. fc/

Fotografia: Kuvendi

QËNDRONI TË LIDHUR