• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski, mbajti fjalim në evenimentin "Parlamenti i Ri Frankofon"

Kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski, mbajti fjalim në evenimentin

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Kuvendi i Maqedonisë së Veriut edhe sivjet e organizoi Parlamentin e Ri Frankofon "Kam qëndrim",me çfarë, siç theksoi kryetari i Parlamentit Jovan Mitreski, përfshihen në shënimin e Muajit të Frankofonisë në vendin tonë dhe përmes debatit në gjuhën frënge t'u mundësojmë të rinjve të shkollave të mesme të debatojnë për temat aktuale që prekin të rinjtë.

"Dua të theksoj se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si anëtar i asociuar i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, i ruan vlerat e Frankofonisë. Deputetët në mënyrë aktive angazhohen për promovimin e gjuhës dhe kulturës franceze dhe në këtë mënyrë Kuvendi bashkohet me parlamentet e tjera që ndajnë vlerat e kësaj organizate parlamentare ndërkombëtare. Ngjarjet e shumta që shënohen për nder të Frankofonisë në vendin tonë nënkuptojnë kultivimin dhe afirmimin e mëtejmë të gjuhës frënge në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por në thelb, nënkuptojnë promovimin e paqes, demokracisë, të drejtave të njeriut, bashkëpunimit mes popujve dhe kulturave të ndryshme", theksoi Mitreski.

Republika e Maqedonisë së Veriut është plotësisht e përkushtuar ndaj këtyre vlerave dhe si shoqëri multietnike jemi të hapur ndaj identiteteve të ndryshme etnike, gjuhësore dhe kulturore. Kjo është arsyeja pse e kuptojmë nevojën për të afirmuar veçantinë, me gjithë diversitetin e saj, përmes ndërveprimit dhe shkëmbimit me të tjerët. 

 

"Ky Parlament i Ri Frankofon, që po organizojmë sot, e përfaqëson pikërisht atë, nxënës nga qytete të ndryshme të vendit tonë për të debatuar. Të ndjekim me vëmendje debatin e tyre, t'i dëgjojmë mendimet dhe nevojat e tyre dhe t'i përfshijmë sa më parë në jetën shoqërore-politike të vendit", tha kryetari i Kuvendit.

Ai theksoi se uron  që në të ardhmen institucionet kompetente në vend, së bashku me ne deputetët, të punojnë në miratimin dhe zbatimin e masave të duhura për rritjen e prezencës së gjuhës frënge në të gjitha nivelet e arsimit.

"Është e nevojshme t'i kushtohet më shumë vëmendje përgatitjes së programeve edukative, shkollave verore dhe kampeve për të lidhur më mirë nxënësit e shkollave të mesme me moshatarët e tyre nga vendet frankofone", tha Mitreski. 

Duke iu drejtuar nxënësve ai theksoi se sot ata do të jenë në plan të parë dhe do të kenë mundësinë të jenë pjesë e “punës së parlamentarëve” dhe të ndjejnë fuqinë e “fjalës” dhe legjitimitetin e deputetit. 

"Shpresoj që dikush prej jush të frymëzohet për t'u bërë deputet dhe për të ndryshuar shoqëritë dhe jetën e qytetarëve tanë për mirë. Mezi presim të ndjekim debatin tuaj mbi tre temat e propozuara për evenimentin e sotëm. Vë re se temat janë përzgjedhur me shumë kujdes, janë shumë aktuale dhe besoj se do të ofroni zgjidhje të mençura për të rritur ndërgjegjësimin për dhunën e bashkëmoshatarëve, për sigurinë në komunikacion dhe për migrimin e të rinjve. Ndërtimi i marrëdhënieve të shëndetshme mes jush është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shoqërinë tonë, në të cilën ne si prindër, mësimdhënës dhe politikanë duhet të kontribuojmë të gjithë. Do të jem i lumtur nëse ne si ligjvënës do të bëjmë të mundur hedhjen e konstruksionit solid të asaj ure lidhëse midis neve të gjithëve. Do të jetë nder dhe njohje për ne si shtet në skenën ndërkombëtare dhe pozicionimi i duhur i Republikës së Maqedonisë së Veriut në të", theksoi në fjalimin kryetari i Parlamentit Mitreski,

 Foto: Kuvendi i RMV-së

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR