Kryetari i Kuvendit Gashi për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës
- - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot do të realizojë vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Kosovës.
- Post By Fitore Curri
- 10:26, 25 nëntor, 2024
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot do të realizojë vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Kosovës.
Sipas Programit për vizitën zyrtare, janë paraparë takime të Gashit dhe delegacionit me kryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësues të Grupit të Bashkëpunimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe takime me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Siç informojnë nga shërbimi për informim i kuvendit, Gashi e kryeson Delegacionin e Kuvendit, në përbërjen e të cilit janë deputetët Imërlije Saliu-Fetai, kryetare e Grupit Parlamentar të Kuvendit për Bashkëpunim me Republikën e Kosovës dhe Toni Jarevski, anëtar i Grupit. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s