• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryetari i Kuvendit Gashi për vizitë pune në Berlin

Kryetari i Kuvendit Gashi për vizitë pune në Berlin

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, bashkë me sekretaren e Përgjithshme Marina Dimovska nga 16-18 tetor 2024 do të qëndrojnë për vizitë pune në Berlin. 

Shërbimi për informim i Kuvendit paralajmëroi se vizita organizohet para së gjithash me qëllim të shqyrtimit të mundësive për vazhdimin e bashkëpunimit tashmë të vendosur ndërmjet dy parlamenteve, në kuadër të Programit për Mbështetje Parlamentare dhe zgjerimin e mundësive për bashkëpunim në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Në kuadër të vizitës janë paraparë takime me ministren për Evropën dhe Klimën, Ana Lirman, kryetaren e Bundestagut Gjerman, Berbel Bas, kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, Anton Hofrajter, kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, Mihael Rot dhe kryetarin e Grupit Parlamentar për Miqësi në Evropën Juglindore, Dirk Vupel. Në margjinat e vizitës, Sekretarja e Përgjithshme Marina Dimovska do të ketë takim me zëvendëssekretaren e përgjithshme të Bundestagut, Sashka Lejnberger. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR