Kryetari i Komunës së Tetovës Kasami paralajmëron projekte në bashkëpunim me diasporë
- Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami zhvilloi takim me përfaqsues të Këshillit koordinues të Diasporës me qëllim arritjen e bashkëpunimit.
- Post By Fami Bajrami
- 13:27, 17 dhjetor, 2024
Tetovë, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami zhvilloi takim me përfaqsues të Këshillit koordinues të diasporës me qëllim arritjen e bashkëpunimit.
Ai paralajmëroi realizimin e projekteve që kanë për qëllim forcimin e lidhjeve me diasporën dhe promovimin e investimeve në Komunën e Tetovës.
"Jam veçanërisht i lumtur që sot na vizituan persona të rëndësishëm nga diaspora shqiptare, nga Këshilli koordinues i Diasporës. Në kuadër të këtij këshilli janë anëtarë të rëndësishëm të diasporës shqiptare në mbarë botën, nga SHBA-ja, Kanadaja, Britania e Madhe, Franca, nga të gjitha vendet evropiane dhe nga rajoni. Është një institucion që kontribuon në bashkëpunimin e shqiptarëve në mbarë botën. Me ta kemi biseduar për projekte specifike me të cilat mund të bashkëpunojmë në të ardhmen. Një falënderim i veçantë për një anëtar të rëndësishëm të shoqërisë sonë, një qytetar të rëndësishëm Lazim Destani. Në të ardhmen bashkë me të dhe bashkë me këshillin do të punojmë, do të bashkëpunojmë për të realizuar projekte në interes të të gjithë qytetarëve në Tetovës", tha Kasami.
Ai tha se dje ka pasur një takim me një përfaqësues të diasporës, e cila drejton një institucion për mbështetjen e grave. rq/
Foto: MIA