• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami për vizitë zyrtare në Austri

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami për vizitë zyrtare në Austri

Shkup, 10 janar 2024

Në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami zhvilloi takime me përfaqësues të rëndësishëm. Me Karl Heinz-Dernoscheg-drejtor komercial në Styria u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në menaxhimin e mbeturinave, ndërsa me z.Manfred Eber nga komuna e Grazit u shqyrtua shkëmbimi i përvojave në zhvillim ekonomik. Me Karl Hartleb-Drejtorin e Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar u bisedua për pjesëmarrjen edhe të Tetovës në bashkëpunimin ndërkombëtar, me qëllim për të tërhequr investime të huaja dhe pët të krijuar vende të reja të punës. Takimi përfundoi me një vizitë në fabrikën "Saubermacher", ku u diskutua mundësia e ndërtimit të një fabrike të ngjashme në Tetovë për zgjidhjen e problemit me mbeturinat në qytet dhe rajon.

Komuna e Tetovës

_________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR