• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryetari i Komunës së Gostivarit filloi fushatën "Komunë n'punë"

Kryetari i Komunës së Gostivarit  filloi fushatën

Gostivar, 1 nëntor 2023 

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" filloi fushatën "Komunë n'punë #2vjet", fushatë në të cilën qytetarët do të informohen për punët e realizuara gjatë dy viteve qeverisje me Komunën e Gostivarit.

Qëllimi i fushatës "Komunë n'punë" është llogaridhënia dhe transparenca ndaj qytetarëve për punët e realizuara, të cilët zgjodhën për herë të dytë kryetarin Arben Taravari në krye të Komunës së Gostivarit.

Fushata përfshin projekte për punët e realizuara të komunës dhe ndërmarrjeve publike komunale në infrastrukturë, arsim, kulturë, mbrojtje sociale dhe fusha të tjera në kompetencë të komunës.

Komuna e Gostivarit

______________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR