• e diel, 06 tetor 2024

Kryetari i komunës Kurtovski u ndau pako të fundvitit nxënësve të Komunës Mavrovë dhe Rostushë

Kryetari i komunës Kurtovski u ndau pako të fundvitit nxënësve të Komunës Mavrovë dhe Rostushë

Dibër, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i Komunës Mavrovë dhe Rostushë, në prag të festave të fundvitit, ndërkaq në ditën e fundit shkollore të gjysmëvjetorit të parë, të gjithë filloristëve dhe fëmijëve nga kopshti një Skudrinjë, tradicionalisht u ndau pako të fundvitit.

Fillimisht u gëzuan më të vegjëlit në kppshtin e fshatit Skudrinjë e më pas edhe filloristët në këtë dhe vendbanimet e tjera.

"Rreth 400 nxënësve dhe mësimdhënësve të tyre ua urova gjysmëvjetorin e parë të kryer me sukses dhe u dëshirova suksese akoma më të mëdha në vitin e ri 2024. Gjithsesi u dëshirova Vit të Ri të lumtur, shumë shëndet, fat dhe mirëqenie në familjet e tyre", tha Kurtovski për MIA-n.

Në këtë komunë funksionojnë katër shkolla fillore dhe atë "Bllazhe Koneski" në Skudrinjë, "Josip Broz-Tito" në Zhirovnicë, "Hajan Selmani" në Rostushë dhe "Dençe Deajnoski" në Hanet e Mavroës.

Kryetari i komunës Kurtovski pati edhe takim të fundvitit me kryetarët e deritnaishëm të komunës dhe kryetarët e këshillave të kësaj komune. ab/

foto: Komuna Mavrovë dhe Ristushë

 

QËNDRONI TË LIDHUR