• e premte, 27 dhjetor 2024

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Ademi u takua me ambasadoren greke, Filipidu

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Ademi u takua me ambasadoren greke, Filipidu

Shkup, 24 prill 2023 (MIA) - Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, sot realizoi takim me ambasadoren e Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu.

Siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, Ademi falënderoi për mbështetjen e vendosur të Greqisë për rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, e cila ka nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe për gatishmërinë e Greqisë për të ndarë përvojën e saj me vendin tonë në këtë plan.

Ademi e njoftoi ambasadoren Filipidu se në koordinim me kryeministrin dhe presidentin e shtetit është formuar grupi i punës i Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet kushtetuese, i cili do të punojë në përgatitjen e ndryshimeve të Kushtetutës.

Ambasadorja Filipidu vlerësoi se intensifikimi i takimeve bilaterale të nivelit të lartë është dëshmi e afrimit në rritje midis të dy vendeve. Ajo theksoi se Greqia gjithmonë ka mbështetur ambiciet evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo shtoi se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme duke organizuar punëtori, vizita zyrtare dhe takime në nivel të ekspertëve për të lehtësuar procesin e negociatave me BE-në.

"Në takim u shpreh kënaqësia e ndërsjellë për trendin pozitiv të zhvillimit në marrëdhëniet bilaterale dhe dialogun politik konstruktiv midis të dy vendeve pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila hapi një faqe të re në marrëdhëniet bilaterale dhe krijoi klimë pozitive për bashkëpunim të frytshëm në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Në këtë drejtim, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për mundësitë për avancimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis të dy vendeve në planin bilateral, rajonal dhe multilateral", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR