• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta nesër në Shkup në takim me kryeministrit Hristijan Mickoski

Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta nesër në Shkup në takim me kryeministrit Hristijan Mickoski

Shkup, 14 maj 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta nesër do të qëndrojë për vizitë njëditore në Shkup, ku do të realizojë takim me kryeministrin Hristijan Mickoski. 

Pas takimit, siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, është paraparë konferencë e përbashkët për media mes Mickoskit dhe Koshtas në Qeveri. 

Kryeministri Mickoski sot në deklaratën për mediat tregoi se me ftesë të Koshtës do ta shoqërojë në fluturimin e tij nga Shkupi për në Tiranë, ku kryetari i Këshillit të BE-së do të shtrojë darkë për liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa të premten do të kenë mbledhje në Asociacionin Politik Evropian në Tiranë.

Vizita e Koshtas në Shkup, është pjesë e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të të cilit ai më parë vizitoi Beogradin dhe Sarajevën, ndërsa qëllimi i tij është ta konfirmojë angazhimin e BE-së ndaj rajonit dhe perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Union.

"Forcimi i bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor është përparësi kryesore politike për BE-në dhe për mua personalisht", porositi Koshta në turneun e tij në Ballkanin Perëndimor. Ai vlerësoi se po e viziton rajonin për të biseduar me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët "përballen me sfida të vazhdueshme" dhe për treguar se BE-ja është e gatshme të ndihmojë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR