• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryetari i Gjykatës kushtetuese Kostadinovski u takua me ambasadoren holandeze, Xhanel

Kryetari i Gjykatës kushtetuese Kostadinovski u takua me ambasadoren holandeze, Xhanel

Shkup, 15 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski dhe gjykatësit Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, Fatmir Skender dhe Ana Pavllovska Daneva realizuan takim pune me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në vend, Uzlem Xhanel, informojnë nga Gjykata kushtetuese.

Kostadinovski e ka informuar ambasadoren Xhenel me, siç tha, prioritetet e tij, të cilat janë në drejtim të përforcimit të rolit të Gjykatës kushtetuese në sigurimin e kompetencave me Kushtetutë të përcaktuara për mbrojtjen e kushtetueshmërisë dhe sigurimin e sundimit të së drejtës. 

"Lartë e çmoj rolin, përkushtimin dhe ndihmën e e Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Maqedonisë së Veriut në avancimin e kapaciteteve dhe sigurimin e sundimit të së drejtës. Kthimi i besimit të qytetarëve në shtetin juridik dhe luftën pa kompromis në mbrojtjen e të drejtave janë imperativ për Gjykatën dhe në atë pikëpamje ne jemi në anën e njejtë", tha Kostadinovski.

Ambasadorja Xhanel i ka përshëndetur prioritetet e tij dhe angazhimet e Gjykatës kushtetuese në mbrojtjen e kushtetueshmërisë.

"Vendi im është lartë i përkushtuar në temën sundimi i së drejtës si imperativ dhe bazë i çdo shoqërie demokratike. Jemi të gatshëm t'i shqyrtojmë mundësitë edhe për bashkëpunim më të ngushtë me Gjykatën kushtetuese", tha ambasadorja Xhenel në takimin. bsh/

Foto: Gjykata kushtetuese

QËNDRONI TË LIDHUR