• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, u takua me ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e Veriut, Kristin Melsom

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, u takua me ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e Veriut, Kristin Melsom

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot u takua me ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e Veriut, Kristin Melsom, me ç'rast ka konfirmuar angazhimin e ekspertit të së drejtës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare Paul Uiliams, i cili njihet edhe si autor i Marrëveshjes së Ohrit, për të draftuar një platformë mbi legjitimitetin ndëretnik të institucioneve qëndrore dhe lokale bazuar mbi rezultatet zgjedhore dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Siç thuhet në kumtesën e BDI-së, bashkëbiseduesit këmbyen opinione mbi zhvillimet politike në vend e rajon, zgjedhjet e 8 majit, si dhe zhvillimet pas zgjedhore në Maqedoninë e veriut, integrimin europian, legjitimitetin etnik zgjedhor, etj.

"Ahmeti njoftoi ambasadoren Melsom për qëndrimin e palëkundur të Bashkimit Demokratik për Integrim mbi ndryshimet kushtetuese dhe integrimin Europian nëpërmjet të respektimit të Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, atë të Prespës dhe të Ohrit", thuhet në kumtesë.

Ahmeti theksoi rëndësinë e legjitimitetit ndëretnik të institucioneve të vendit si rezultat i procesit zgjedhor dhe në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit. 

Rrethanat në Maqedoninë e Veriut janë shumë specifike dhe rregullohen me marrëveshje paqësore, prandaj dhe çdo mosrespektim, sjell pasoja mbi stabilitetin dhe legjitimitetin e institucioneve. 

"Ndryshe, humbet arsyeja e pjesëmarrjes në procese zgjedhore të komuniteteve në vendin tonë nëse përfaqësuesit e tyre përcaktohen me diktat nga komuniteti më i madh, si në kohërat e njëmendësisë", thuhet në tej në kumtesë. bsh 

QËNDRONI TË LIDHUR