• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kryetari i ASHAM, mirëpriti qëllimin e Qeverisë ta përfshijë Akademinë në krijimin e politikave afatgjate

Kryetari i ASHAM, mirëpriti qëllimin e Qeverisë ta përfshijë Akademinë në krijimin e politikave afatgjate

Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Njoftimi i Qeverisë për përfshirjen e ASHAM-it në përpunimin e një projekti gjithëpërfshirës nga i cili do të dalin dokumentet prioritare për zhvillimin e shtetit deri në vitin 2050, për kryetarin e Akademisë, Zhivko Popov, nënkupton mbështetje, valorizim dhe shfrytëzim të kapacitetit kadrovik dhe rolit ligjvënës të Akademisë në krijimin e politikave të shtetit për çështje të rëndësishme shoqërore nga vlera kombëtare.

"Synimi për të rigjallëruar lidhjen mes ASHAM-it dhe kreut të ë shtetit meriton vëmendje të veçantë në kushtet e mungesës gjithnjë e më të dukshme të parametrave bazë të vlerave mbi të cilat është ndërtuar sistemi shoqëror. Prandaj, me këtë rast, në emrin tim dhe në emër të ASHAM-it, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të përzemërt për kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, për mbështetjen e parezervë të Akademisë", tha Popov në fjalimin e tij me rastin e Ditës së ASHAM-it.

Ai kujtoi edhe Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të vendit për periudhën 2024-2044, të miratuar me konsensus në Kuvend, e cila, tha ai, është punuar shumë në vitet e fundit dhe në përgatitjen e saj ASHAM ka bashkëpunuar me institucionet vendase dhe ndërkombëtare.

"ASHAM është një institucion i rëndësishëm që do të monitorojë procesin e zbatimit të Strategjisë në të ardhmen. Pas njoftimit të kryeministrit Mickoski për nevojën e përfshirjes më të madhe të ASHAM-it në krijimin e vizionit për zhvillimin afatgjatë të vendit, ASHAM është në një fazë ku në bashkëpunim me Qeverinë do të përcaktojë më konkretisht obligimet e Akademisë në zbatimin e Strategjisë dhe në plotësimin e saj të mundshëm me trendet zhvillimore deri në vitin 2050", shtoi Popov.

Ai theksoi se vëmendje e veçantë do t'i kushtohet edhe çështjeve prioritare më të rëndësishme të cilat janë nga vlera e veçantë për zhvillimin afatgjatë të vendit, ndërsa veçanërisht, siç tha, "problemet e shumta në arsim dhe shkencë, ku mund të definohen nevojat e shtetit nga qendrat shkencore-kërkimore dhe laboratoritë në fusha të ndryshme shkencore, gjatë së cilës do të financoheshin programet shkencore-kërkimore dhe projektet lidhur me zhvillimin e Maqedonisë".

"Për më tepër, ka sfida demografike, probleme komplekse në sferën e sundimit të ligjit dhe reformat në sistemin e drejtësisë, reformat në sistemin shëndetësor dhe pensional, zhvillimi bujqësor dhe teknologjik, zhvillimi i energjisë dhe transportit, zhvillimi i kulturës dhe artit, etj", tha kryetari i ASHAM-it, duke shtuar se ai paraqet një program ambicioz për punën e ASHAM-it, në bashkëpunim me universitete, institute shkencore dhe institucione të tjera shkencore.

Në fjalim kushtuar Ditës së ASHAM-it dhe shënimit të 57-të vjetorit të themelimit të tij, Popov tha edhe se nga fillimi i mandatit të udhëheqësisë aktuale, në janar të këtij viti, kishin "një periudhë të vështirë dhe komplekse" në punë. Kryesia u përball "me sfidën e zgjidhjes së problemit të trashëguar shumë dekadësh për pagat e ulëta dhe jokonsistente të punonjësve të ASHAM-it". Kjo rezultoi me riaktivizimin e grevës së Organizatës Sindikale në ASHAM, për gati dy muaj, e cila, tha ai, "e vështirësoi ndjeshëm punën institucionale të Akademisë".

"Me racionalizimin maksimal të nevojave të saj institucionale gjatë vitit 2024, nëpërmjet konvertimit të fondeve nga zërat e tjerë të shpenzimeve, Akademia, me një zgjidhje të pranueshme nga mekanizmat ligjorë në dispozicion, përshtati metodologjinë e përllogaritjes së pagave, duke nivelizuar pagat e punonjësve të ASHAM-it me pagat e punonjësve në të gjitha institucionet e arsimit të lartë dhe shkencor, ndonëse aktualisht si zgjidhje e përkohshme, por perspektive, deri në miratimin e të vetmes zgjidhje të pranueshme ligjore dhe sistematike", njoftoi Popov.

Me këtë rast, ai iu referua edhe realizimit të aktiviteteve programore të ASHAM-it në vitin aktual, të cilat, siç tha, do të përmblidhen në mënyrë gjithëpërfshirëse në Kuvendin e Rregullt Vjetor të ASHAM-it që do të mbahet në fund të shkurtit të vitit 2025. sa/

Foto: MIA/ Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR