• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi dhuron gjak në aksionin e organizuar nga Klinika e Transfuziologjisë

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi dhuron gjak në aksionin e organizuar nga Klinika e Transfuziologjisë

Shkup, 19 shtator 2024 (MIA)- Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi sot iu përgjigj ftesës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për të marrë pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut, të organizuar nga Dr. Amir Elezi, drejtor i Klinikës së Transfuziologjisë. Ky aksion ishte i dedikuar për deputetët dhe të punësuarit e Kuvendit republikan.

Ibrahimi theksoi se dhurimi i gjakut është një akt humanitar që përfiton jo vetëm pranuesi, por edhe vetë dhuruesi. 

"Dhurimi i gjakut është bamirësi e shëndetshme për shpirtin dhe trupin e dhuruesit. Duke dhuruar disa mililitra gjak, ne mund të shpëtojmë jetë", tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e këtij gjesti humanitar.

QËNDRONI TË LIDHUR