Kryetari Gashi dhe Delegacioni në takim me Komitetin e Mbrojtjes në Londër
- Në kuadër të vizitës zyrtare në Londër të Afrim Gashit, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Delegacionit, u realizua takim me Tan Desi-n, kryetar i Komitetit për Mbrojtje dhe anëtarë të Komitetit.

Shkup, 26 shkurt 2025 (MIA) - Në kuadër të vizitës zyrtare në Londër të Afrim Gashit, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Delegacionit, u realizua takim me Tan Desi-n, kryetar i Komitetit për Mbrojtje dhe anëtarë të Komitetit.
Shërbimi për shtyp i qeverisë kumtoi se në takim u bisedua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përmes projekteve të vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve të armatës dhe ushtarake të vendit.
U diskutua edhe për rolin e dy vendeve si aleatë në Aleancën e NATO-s, me kontributin e tyre në sigurinë kolektive dhe globale, si dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
"Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes, Tan Desi, u shpreh i kënaqur me takimin dhe informoi për aktivitetet e Komitetit në dritën e debatit aktual në Mbretërinë e Bashkuar për rritjen e shkallës së kontributit në 2.5% të BPV-së për mbrojtjen dhe arritjen e objektivit prej 3% në 10 vitet e ardhshme. Bashkëbiseduesit diskutuan për mbështetjen për Ukrainën, e cila nuk guxon të ndërpritet, sfidat e mundshme të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor nëse i njëjti mbetet e paintegruar në Bashkimin Evropian, si dhe pengesat për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut të shkaktuara nga problemet bilaterale dhe të cilat nuk janë në korrelacion me kriteret e Kopenhagës. Ata diskutuan gjithashtu ndikimin e dezinformimit në politikë si një kërcënim për demokracinë dhe si të gjinden mënyra për të shtypur lajmet e rreme dhe përmbajtjet e krijuar nga inteligjenca artificiale", theksohet në kumtesën.
Kryetari i Kuvendit përcolli gatishmërinë e Kuvendit për të ruajtur një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet Parlamenteve në fushën e mbrojtjes, me shkëmbimin e përvojave në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, me qëllim të pasurimit të marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy vendeve. ls/
Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut