Kryetar i Degës së PDSH-Tetovë u zgjodh Visar Palloshi
- Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i PDSH-së-Dega Tetovë, ku me votë unanime, për kryetar të Degës u zgjodh Visar Palloshi.
- Post By Besnik Shuki
- 15:40, 13 dhjetor, 2025
Shkup, 13 dhjetor 2025 (MIA) - Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i PDSH-së-Dega Tetovë, ku me votë unanime, për kryetar të Degës u zgjodh Visar Palloshi.
Siç njoftoi pres shërbimi i partisë, Kuvendi zgjodhi edhe Kryesinë e Degës së Tetovës, e përbërë nga 19 anëtarë, ndërsa po ashtu u zgjodhën edhe nënkryetarët dhe sekretari i degës.
Për sekretar të Degës së PDSH-së Tetovë u zgjodh Zija Farizi, ndërsa për nënkryetarë u zgjodhën Fatmir Tresi, Fatime Isai, Ejup Shabani dhe Agron Mustafi. bsh/
Foto: PDSH