• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryetarët e komunave nga Rajoni planor i Shkupit nesër do të diskutojnë për higjienën në kryeqytet

Kryetarët e komunave nga Rajoni planor i Shkupit nesër do të diskutojnë për higjienën në kryeqytet

Shkup, 9 korrik 2023 (MIA) - Gjendja me higjienën në kryeqytet është pika e vetme e rendit të ditës në takimin e nesërm të kryetarëve të komunave nga Rajoni planor i Shkupit.

Takimi do të mbahet për shkak se nuk po grumbullohen mbetirinat nga Shkupi për shkak të protestës së të punësurve në Higjienën komunale.

Siç paralajmërohet, pas takimit, i cili do të mbahet në hapësirat e Komunës Aerodrom, kryetarët e komunave do të dalin me qëndrim të vetin për gjendjen e krijuar.

Rajoni planor i Shkupit e përfshin basenin e Fushëgropës së Shkupit dhe përfshin sipërfaqe prej 1812 km2 apo 7% të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky rajon përfshin 17 komuna prej të cilave dhjetë janë pjesë e qytetit të Shkupit si njësi e posaçme e vetëqeverisjes lokale. Qyteti i Shkupit përbëhet nga komunat në vijim: Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizarë. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR