• e premte, 27 dhjetor 2024

Kryetarët e komunave në fund të vitit të thonë se sa taksë turistike është mbledhur dhe për për çka do të shpenzohet, apelon Janevski

Kryetarët e komunave në fund të vitit të thonë se sa taksë turistike është mbledhur dhe për për çka do të shpenzohet, apelon Janevski

Shkup, 21 korrik 2023 (MIA) - Drejtori i Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit (APPT), Lupço Janevski u ka bërë sot thirrje kryetarëve të komunave që në fund të vitit të tregojnë se sa taksë turistike është mbledhur në komunat e tyre, por edhe të bëjnë të ditur se për çfarë do të shpenzohet.

Siç theksoi Janevski, taksa turistike në vend është 40 denarë, nga të cilat 80 për qind shkojnë për komunat, për zhvillim ekonomik lokal, ndërsa 20 për qind për shtetin.

Sipas tij, Ligji për veprimtarinë turistike duhet të zbatohet.

"U bëj thirrje kryetarëve të komunave që në fund të vitit të tregojnë se sa është mbledhur taksa turistike dhe të shpallin në mënyrë transparente se për çfarë do të shpenzohet, sepse taksa ka për qëllim vetëm promovimin dhe shënimin e destinacioneve në nivel lokal. U bëj thirrje institucioneve, punonjësve të turizmit, operatorëve turistikë, si dhe kryetarëve të komunave, të zbatojnë Ligjin për veprimtarinë turistike. Nëse në këto momente nuk ka më shtretër në vendet tona turistike, ndërsa statistikisht ende kemi një minus në pagesën e taksës turistike, atëherë problemi nuk është i askujt, por jemi ne", theksoi Janevski në takimin me gazetarët dhe edhe një herë tregoi nevojën për një numër më të madh të inspektorëve turistikë.mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR