• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryesuesi i OSBE-së Osmani viziton Serbinë

Kryesuesi i OSBE-së Osmani viziton Serbinë

Shkup, 24 maj 2023 (MIA) - Agjenda e reformave të Serbisë, partneriteti i vendit me OSBE-në dhe ndihma që e jep Misioni i OSBE-së në Serbi për realizimin e këtyre proceseve do të jenë temat kryesore të vizitës dyditore të kryesuesit të OSBE-së dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Beograd.

Siç kumtoi MPJ-ja, Osmani nesër në Beograd, do të realizojë takime me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministren, Ana Brnabiq, ndërkaq me nikoqirin e tij, Ivica Daçiq, Zëvendëskryeministrin e parë për politikë të jashtme dhe siguri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, do të ketë konferencë të përbashkët për media.

Përveç se do të takohet me përfaqësuesit zyrtarë të shtetit, Osmani do të ketë takime edhe me Kryetarin e Kuvendit Popullor të Serbisë, Vladimir Orliq dhe delegacionin parlamentar të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, si dhe me organizata të shoqërisë civile që punojnë në projekte partneriteti me Misionin e OSBE-së në Serbi.​ mb/

QËNDRONI TË LIDHUR