• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kryesuesi i Komitetit ushtarak të NATO-s prej sot për vizitë zyrtare në Maqeodninë e Veriut

Kryesuesi i Komitetit ushtarak të NATO-s prej sot për vizitë zyrtare në Maqeodninë e Veriut

Shkup, 3 shtator 2023 (MIA) - Prej sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe Armatën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryesuesi i Komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer.

Vizitën zyrtare, admirali Bauer do ta fillojë nesër në Shtatëmadhorinë e Armatës dhe Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të realizojë takime me shefin e Shtatëmadhorisë, gjeneral-nënkolonelin, Vasko Gjurçinovski dhe ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, pas çka do të vijon edhe konferencë për media.

Gjatë vizitës në Shtatëmadhorinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, kryesuesi i trupit më të lartë këshilldhënës ushtarak të NATO-s, do të informohet me planet dhe zhvillimin e aftësive të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, procesin e transformimit dhe pajisimit, si dhe pjesëmarrjen e Armatës në operacionet dhe aktivitetet stërvitëse.

Gjatë ditës, admirali Bauer do të realizojë takim edhe me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Bauer do ta vizitojë edhe kazermën "Ilinden", ku do të marrë pjesë në një pjesë të aktiviteteve të parapara të batalionit të forcave speciale, ndërsa ditën e ardhshme do ta vizitojë edhe Akademinë ushtarake "Gjenerali Apostolllski", ku do të mbajë ligjerim para pjesëtarëve të Shtatëmadhorisë dhe Akademisë ushtarake. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR