• e martë, 24 shtator 2024

Kryesia qendrore e BDI-së mban mbledhje në Tetovë

Kryesia qendrore e BDI-së mban mbledhje në Tetovë

Tetovë, 7 gusht 2024 (MIA) - Në selinë e BDI-së në Tetovë është duke u zhvilluar mbledhja e Kryesisë qendrore të partisë. Para fillimit të mbledhjes deklaratë ka dhënë zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi i cili ka informuar për temat që do të diskutohen në mbledhje.

"Do të diskutojmë masat dhe politikat që duhet të ndërmerren. Për të njëjtat do të ketë koment nga ana jonë për ekspertin amerikan dr. Pol Uiliams dhe varësisht kësaj do të konkretizojmë hapat tanë të mëtejshëm politik. BDI është parti politike që gjithmonë rreshtohet në të mirën e qytetarëve. Ne vazhdojmë me të njëjtat politika që sjellin të nesërme më të mirë për të gjithë qytetarët. Ne jemi angazhuar dhe angazhohemi për orientimin tonë perëndimor të vendit dhe ai ishte anëtarësimi në NATO dhe qëllimi i dytë strategjik mbetet anëtarësimi në BE, por gjithashtu do të përdorim të gjithë mekanizmat demokratik që kemi në dispozicion për t’u respektuar vullneti i qytetarëve të shprehur në zgjedhje të lira dhe demokratike. Kjo do të thotë se Qeveria doemos të reflektojë legjitimitetin ndëretnik", ka thënë Ademi.

Ai ka informuar se në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet drafti dërguar Uiliamsit dhe komentet që do të dërgohen nga ana e tyre dhe do të diskutohet edhe për shënimin e 13 gushtit.

Ademi ka thënë se konkluzat që do të arrihen në mbledhjen e Kryesisë qendrore do t'u dërgohen mediave.

 

 

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR