• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryesia e Alternativës nesër do të bisedojë për bashkëpunimin me Lëvizjen Besa

Kryesia e Alternativës nesër do të bisedojë për bashkëpunimin me Lëvizjen Besa

Shkup, 2 maj 2023 (MIA) - Kryesia qendrore e partisë politike Alternativa, nesër mbrëma do të mbajë takim. Në takim pritet të shqyrtohet bashkëpunimi me Lëvizjen Besa, deklaruan për MIA-n nga Alternativa.

"Kryesia Qendrore e Alternativës nesër mbrëma do të takohet dhe do të disktojë për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit me Lëvizjen Besa. Kontaktet e para japin shpresë se bashkëpunimi i parë do të jetë në kuadër të Kuvendit, ndërsa për detajet do t'ju informojmë pas përfundimit të takimit", thonë nga Alternativa.

Alternativa në shkurt të këtij viti mori vendim të dalë nga koalicioni qeveritar, pasi Aleanca për Shqiptarët mori vendim t'i bashkohet Qeverisë.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR