• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kryeshefi i SHM-së së Armatës Gjurçinovski, do të marrë pjesë në konferencën në Durrës

Kryeshefi i SHM-së së Armatës Gjurçinovski, do të marrë pjesë në konferencën në Durrës

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, nesër në Durrës do të marrë pjesë në konferencën e kryeshefave të shtatmadhorive të armatave të vendeve ballkanike (forumi B-9), i cili prej sot deri më 7 qershor mbahet në atë qytet të Shqipërisë.

"Forumi i kryeshefave të shtatmadhorive të vendeve ballkanike ka nëntë anëtarë - Shqipërinë, BeH-në, Bullgarinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Serbinë, Turqinë dhe Malin e Zi. Është themeluar me nismën e Greqisë dhe Turqisë në vitin 2006, ndërsa zyrtarisht është themeluar më 10 maj të vitit 2007 në Bruksel", kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Konferenca e kryeshefave të Shtatmadhorive të vendeve ballkanike realizohet njëherë në vit sipas parimit të rotacionit, ndërsa deri tani janë mbajtur gjashtëmbëdhjetë konferenca. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR