• e diel, 06 tetor 2024

Kryeministri Xhaferi i emëroi zëvendësit e kryetarit të Qeverisë

Kryeministri Xhaferi i emëroi zëvendësit e kryetarit të Qeverisë

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në mbledhjen e parë të përbërjes së re qeveritare, i informoi anëtarët e Qeverisë për zëvendësit e kryetarit të Qeverisë, njofton pres shërbimi i Qeverisë.

Zëvendësi i parë i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për Çështje Evropiane është Bojan Mariçiq, Artan Grubi është zëvendës i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për koordinim të çështjeve politike të resorëve dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Fatmir Bytyqi u emërua zëvendës i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për çështjet ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomik dhe investimeve, Sllavica Gërkovska - zëvendëse e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e angazhuar për politika të qeverisjes së mirë.

Siç thuhet në kumtesë, Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi vendime për zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve themelore dhe të komisioneve të veçanta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR