• e premte, 27 dhjetor 2024

Kryeministri sllovak Robert Fico u plagos në të shtëna pas mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri sllovak Robert Fico u plagos në të shtëna pas mbledhjes së Qeverisë

Bratislavë, 15 maj 2024 (MIA) - Kryeministri sllovak Robert Fico është plagosur në të shtëna pas një seance të Qeverisë, njoftoi agjencia e lajmeve TASR.

Agjencia e citoi nënkryetarin e Kuvendit, Lubos Blaha, se Fico është qëlluar dhe plagosur.

Presidentja sllovake Zuzana Çaputova e dënoi sulmin "brutal" ndaj Ficos dhe i uroi shërim të shpejtë.

Televizioni sllovak TA3 publikoi se u gjuajtën katër plumba, njëri prej të cilëve e goditi Ficon në stomak. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR