• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kryeministri sllovak Eduard Heger dha dorëheqje

Kryeministri sllovak Eduard Heger dha dorëheqje

Bratisllavë, 7 maj 2023 (MIA) - Kryeministri sllovak Eduard Heger deklaroi sot se ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij presidentes Zuzana Çaputova, pas krizës politike e cila po zgjat tashmë një kohë të gjatë.

"Kam kërkuar nga presidentja që të ma marrë mandatin", deklaroi Heger, i cili është në krye të qeverisë teknike nga dhjetori. 

Heger tha se të gjitha vendimet e tij do të harmonizohen me Çaputovën, me të cilën do të takohet gjatë ditës.

Parlamenti i Sllovakisë më 15 dhjetor e votoi mosbesimin e qeverisë së koalicionit të kryesuar nga Heger. Që atëherë ai udhëheq me qeverinë teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 30 shtator. 

Para pak kohësh kriza politike u thellua në Sllovaki, vend me 5,4 milionë banorë, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ministri i Bujqësisë, Samuel Vëllçan të enjten e publikoi dorëheqjen e tij pasi ishte zbuluar një rast në lidhje me subvencione prej 1,4 milionë euro të ndara kompanisë së tij. 

Ditën e ardhshme edhe ministri i Punëve të Jashtme, Rastisllav Kaçer shfaqi dëshirën që të lëshojë qeverinë, por nuk i precizoi shkaqet për vendimin e tij. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR