• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri serb do ta pranojë dorëheqjen e ministrit të Ndërtimitarisë, Goran Vesiq

Kryeministri serb do ta pranojë dorëheqjen e ministrit të Ndërtimitarisë, Goran Vesiq

Beograd, 5 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri serb Millosh Vuçeviq sot deklaroi se do ta pranojë dorëheqjen e ministrit të Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq dhe shtoi se nuk dyshon se ministri nuk është fajtor në mënyrë subjektive për atë që ka ndoidhur në Novi Sad.

Vuçeviq për Radiotelevizionin e Serbisë deklaoroi se vendimi i Goran Vesiq është veprim i një personi serioz, i cili është koshint se kur kryen një funksion të rëndësishëm e ka edhe peshën e përgjegjë.sisë.

"Nuk dyshoj se Goran Vesiq nuk është fajtor në mënyrë subjektive për asgjë që ka ndodh më 1 nëntor në Novi Sad", tha Vuçeviq dhe shtoi se Vesiq është përgjegjës në mënyrë objektive sepse ai e drejton këtë sektor.

"Kemi pasur disa biseda telefonike në ditët e mëparshme, do ta pranoj dorëheqjen e tij me mirënjohje për gjithçka ka bërë gjatë mandatit të kësaj dhe të qeverisë së kaluar. Nuk mund të them që nuk e keni bërë mirë punën, por në politikë ka përgjegjësi për gjëra që nuk janë faji juaj personal. E kuptova mesazhin dhe dorëheqjen e tij," tha Vuçeviq.

Kryeministri shtoi se do të ishte jologjike gjithçka që të përfundojë me dorëheqjen e ministrit Vesiq.

Ministri i Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq mnbrëmë paralajmëroi se do të japë dorëheqje, pas shembjes së çatisë së Stacionit hekurudhor në Noivi Sad, kur humbën jetën 14 persona, ndërsa tre janë lënduar rëndë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR