• e mërkurë, 21 janar 2026

Kryeministri Mickoski për vizitë pune në Komunën e Kavadarit

Kryeministri Mickoski për vizitë pune në Komunën e Kavadarit

Shkup, 1 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot do të realizojë vizitë pune në Komunën e Kavadarit.

Mickoski, siç është njoftuar, së pari do të kryejë inspektim të aktiviteteve ndërtimore në ndërtimin e urës përmes lumit Luda Mara deri në fshatin Marena.

Më pas, Mickoski do të marrë pjesë në vënien në funksion të shtratit të rregulluar të lumit të rindërtuar nga Ura Video Smilevski deri në bulevardin Verior dhe do të inspektojë aktivitetet ndërtimore të kolektorit fekal në Opitno Pole.

Mickoski do të inspektojë edhe aktivitetet e ndërtimit të një pishine të mbyllur, të financuar nga Ministria e Sportit në shumën prej 35,500,000 milionë denarësh. sa/

Foto: MIA arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR