• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministri Mickoski për vizitë pune në Bruksel

Kryeministri Mickoski për vizitë pune në Bruksel

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski së bashku me ministrat e Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe të Çështjeve evropiane, Orhan Murtezani, prej sot e deri të premten do të qëndrojnë për vizitë pune në Bruksel.

Në Bruksel, siç çaralajmëroi shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Mickoski së bashku me liderët nga Ballkani Perëndimor do të marrë pjesë në drekën e organizuar nga kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.

Kryetari i Qeverisë Mickoski do të realizojë edhe takim me kreun e Këshillit të Evropës, Sharl Mishel dhe me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji.

Është paraparë takim edhe me Drejtorin e prëgjithshëm të Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim (DP NEAR), gert Jan Kompan.

Ky takim diplomatik i kryeministrit Mickoski është me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit të deritanishëm dhe është i rëndësishëm për procesin e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Në takime do të përfshihen një sërë çështjesh të cilat kanë të bëjnë me stabilitetin rajonal, bashkëpunimin e rritur ekonomik, harminizimin e reformave me standardet evropiane, sundimin e së drejtës dhe luftën pa kompromis të Qeverisë kundër korrupsionit dhe krimit, ceket në kumtesën nga Qeveria.

Kryeministri sot në pyetje të gazetarëve për vizitën deklaroi se në rend dite do të jetë Plani për rritje, ndërsa nëse bëhet fjalë për procesin eurointegrues, do t'i mbrojë interesat nacionale të maqedonisë së Veriut. Pozita e Qeverisë për ndryshimet kushtetuese, siç tha, është e qartë dhe dëshirojmë të dimë se nëse e fillojmë, siç na u premtua në vitin 2018 për tre, katër, pesë vite maksimum, do ta përfundojmë atë rrugë dhe do të jemi anëtare e BE-së.

Mickoski tha se Plani për rritje i është dërguar Komisionit evropian edhe në Shkup edhe në Bruksel nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut e cila potencoi se ka përgatitur dokument fantastik. 

"Dokument i parë dhe më cilësor, i cili gjatë muaj kishte stagnuar. Me formimin e Qeverisë, atë e dorëzuam në zyren e Komisionit evropian këtu në Shkup, e më pas ai arriti në Bruksel. Ky është qëllimi i vizitës sime dhe drekëssë punës me kryetaren e re - të vjetër të Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen", tha Mickoski.

Nëse bëhet fjalë për procesin eurointegrues, siç tha, kuptohet ai që duhet t'i mbrojë interesat nacionale të vendit, siç ishte edhe në të kaluarën, kur ishte në opozitë, ashtu edhe tnai si Qeveri.

"Madje tani kemi edhe më shumë argumente. Dëshirojmë t'i prezantojmë argumentet, dëshirojmë frustrimin të cilin e ndjejnë qytetarët e vendit, ta bartim atje, sepse ai është i madh, tejet i madh, do të thoja, sepse më shumë se dy dekada e gjysmë prej se e filluam këtë rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, më shumë se një dekadë e gjysmë prej se zyrtarisht e morëm Raportin e parë pozitiv nga ana e Komisionit evropian për fillim të këtyre negociatave. Ne nuk kemi mundësi të fillojmë jo për shkak se nuk i respektojmë Kriteret e Kopenhagës, jo përse jemi adhurues të vlerave evropiane, por sepse ka pengesa të imponuara artificiale, të cilat asnjë popull, asnjë shtet nuk i ka pasur, siç i kemi ne", deklaroi Mickoski duke porositur që qytetarët e vendit të jenë të sigurt se do të luftojnë për interesat nacionale të vendit.

Në pyetjen e gazetarëve nëse qëndrimin që e ka rreth ndryshimeve kushtetuese me veprim të prolonguar, mund të jetë pjesë edhe e bisedimeve në Bruksel, Mickoski u përjgigj se nuk do të dëshironte të komentojë, por se janë të qarta pozicionet e Qeverisë rreth kësaj çështjeje.

"Nuk do të doja të komentoj, pozicioni i VMRO-DPMNE-së, pozicioni i Qeverisë është i qartë. Pozicioni im është i qartë. Mjaft kishte disfata, mjaft politika dhe diplomaci me kurriz të përkulur dhe servilosje. Tani kemi politikë dhe diplomaci, e cila bazohet në rrugë dykahëshe. Dëshiroj të flasim për vlera, për respektim të të drejtave të njeriut dhe të dimë, nëse e fillojmë, siç na u premtua në vitin 2018, për tre, katër, pesë vite maksimum, do ta përfundojmë atë rrugë dhe do të jemi anëtare e BE-së", deklaroi Mickoski.

Gjithçka tjetër, janë rrëfime dhe kurthe në të cilat, si Qeveri, dhe as unë si njeri, nuk kam ndër mend të bie. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR