• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministri Mickoski për vizitë në Kavadar

Kryeministri Mickoski për vizitë në Kavadar

Shkup, 21 shtator 2024 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski sot do të jetë në vizitë në komunën Kavadar ku do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të Shtëpisë së Kulturës me sallë sportive në fshatin Drenovë.

Projekti, siç informon shërbimi për informim i Qeverisë, do të kushtojë 25.000.000 denarë. 
 
Kryeministri do të kryejë mbikëqyrje edhe në aktivitetet ndërtimore të Qendrës Ditore për Persona me Nevoja të Veçanta Trupore dhe Mendore, ndërsa do të marrë pjesë edhe në prezantimin „Safe Sity“ në Kavadar.

„Safe Sity“ është projekt që ka filluar në vitin 2019 me mjete komunale dhe deri më tani janë investuar 13.000.000 denarë. Janë vendosur gjithsej 220 kamera. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR