• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri Mickoski në fillimin e ndërtimit të shkollës së re fillore "Shën Klimenti Ohrit" në fshatin Draçevë

Kryeministri Mickoski në fillimin e ndërtimit të shkollës së re fillore

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot (10:30) do të shënojë fillimin e ndërtimit të shkollës së re fillore "Shën Klimenti Ohrit", në fshati Draçevë, Komuna Kisella Vodë, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Në vënien e gurthemelit do të marrin edhe pjesë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.

Shkolla e re do të ketë një kapacitet prej 500 nxënësish, 19 klasa, zyra dhe hapësira të tjera shoqëruese.

Është parashikuar pas ngjarjes kryeministri Mickoski të japë deklaratë për media. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR