Kryeministri Mickoski në darkë pune me Koshtën dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor
- Kryeministri Hristian Mickoski sonte në Bruksel do të marrë pjesë në darkën joformale të punës, të cilën për liderët e vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor e organizon kryetari i ri i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:53, 3 dhjetor, 2024
Bruksel, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sonte në Bruksel do të marrë pjesë në darkën joformale të punës, të cilën për liderët e vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor e organizon kryetari i ri i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta.
Krahas Mickoskit, siç kumtoi Këshilli i BE-së, në darkë janë ftuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, prresidentët e Serbisë dhe Malit të Zi, Aleksandar Vuçiq dhe Jakov Millatoviq, kryesuesja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cijanoviq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti.
Para darkës janë paralajmëruar takime bilaterale të Koshtës me Mickoskin, Ramën, Cijanoviq, Vuçiq dhe Kurti, përderisa për nesër paradite është paraparë që kreu i Këshillit të BE-së të takohet me Osmanin dhe Millatoviqin.
Për nesër ishte paralajmëruar edhe takim i liderëve të vendeve nga Ballkani Perëndimor me përfaqësues të lartë të BE-së, ku temë kryesore duhej të ishte implementimi i Planit të Komisionit evropian për rritje të rajonit, por është anuluar.
Sipas zëdhënësit të ri të KE-së për zgjerim, partneritete ndërkombëtare dhe Mesdhe, Gijom Mersie, shtyrja e takimit nuk do të ndikojë në procesin e pagesës së mjeteve të para në kuadër të Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor.
"Punojmë (në realizim) të këtij procesi sa më shumë, tha Marsie, duke shtuar se tani për tani nuk është konstatuar termini i ri për mbajtjen e takimit të anuluar.
Përndryshe, krahas me Koshtën, është paraparë edhe Vuçiq dhe Kurti sot të kenë takime të dnara edhe me përfaqësuesen e BE-së për punët ë jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas. Edhe pse, siç paralajmëroi zëdhënësja kryesore për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë të Komisionit evropiat, Anita Hiper, takimet vetvetiu nuk janë pjesë e procesit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit që po zhvillohet me ndërmjetësim të BE-së, megjithatë pritet në to të bëhet fjalë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për tensionet më tër eja të shkaktuara nga sulmi ndaj kanalit të ujit në Zubin Potok në veri të Kosovës, që ndodhi të premten. ab/
Foto: МIА Arkivi