Kryeministri Mickoski do ta lëshojë në përdorim rrugën Gradsko-Drenovë
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot do ta lëshojë në përdorim aksin rrugor Gradsko-Drenovë (pjesë e rrugës së shpejtë Gradsko-Farish).
- Post By Sara Ademi
- 07:40, 14 janar, 2025
Shkup, 14 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do ta lëshojë në përdorim aksin rrugor Gradsko-Drenovë (pjesë e rrugës së shpejtë Gradsko-Farish).
Aksi rrugor Gradsko-Drenovë është në gjatësi prej 15,5 kilometra plus një kilometër nga aksi rrugor Farish-Drenovë ose gjithsej 16,5 kilometra nga rruga e shpejtë.
Vlera e projektit, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, është 37.300.000 euro nga të cilat 26.700.000 euro janë siguruar përmes IPA fondeve dhe 10.600.000 euro janë siguruar nga Buxheti.
E gjithë rruga e shpejtë pritet të lëshohet në mars duke plotësuar 25 kilometra. Mickoski paralajmëroi se vazhdojnë edhe aktivitetet e autostradës ndërmjet Prilepit dhe Manastirit dhe pret në afat prej tre vitesh edhe ai të përfundojë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s