• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kryeministri Mickoski do të takohet me kryetaren e Këshillit gjyqësor

Kryeministri Mickoski do të takohet me kryetaren e Këshillit gjyqësor

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot së bashku me ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov do të realizojë takim me kryetaren e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva.

Siç informojnë nga Qeveria, takimi vjen pas vërejtjeve të shumta për punën e Këshillit gjyqësor, besimin e ulët dhe thirrjes së hapur të Qeverisë për propozime për reforma në Këshillin gjyqësor.

Pas përfundimit të takimit, kryeministri do të japë deklaratë për mediat.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR