• e mërkurë, 16 tetor 2024

Kryeministri Mickoski do të mbajë fjalim në Odën ekonomike gjermane

Kryeministri Mickoski do të mbajë fjalim në Odën ekonomike gjermane

Shkup, 15 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Berlin dhe pjesëmarrjes në Procesin e Berlinit, sot do të mbajë fjalim në Odën Ekonomike të Gjermanisë (OA-Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft).

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, kryeministri do t'i prezantojë planet ekonomike dhe planet për investime në energjetikë dhe infrastrukturë dhe mundësitë për bashkëpunim dhe investime të kompanive gjermane që tashmë janë prezente në tregun e Maqedonisë.

Kryeministri në Berlin do të kryesojë delegacionin qeveritar në të cilin janë edhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, të Punëve të Brendshme dhe të Çështjeve Evropiane, Timço Mucunski, Pançe Toshkovski dhe Orhan Murtezani. 

Nga shërbimi për shyp i qeverisë kumtojnë se ministri Mucunski do të realizojë takim me Analena Berbok, Ministre federale e Punëve të Jashtme, me ç'rast do të mbajnë edhe deklaratë të përbashkët për media.

“Në të njëjtën kohë do të realizojë takim edhe me përfaqësues nga menaxhmenti i fondacionit gjerman “Konrad Adenauer Shtiftun”, theksohet në kumtesën. 

Kjo është dita e dytë e vizitës në Gjermani, pasi dje kryeministri Mickoski pati disa takime me kryeministra të qeverive dhe liderë politikë të përfshirë në procesin e Berlinit.

Mickoski dje pati takim edhe me kancelarin gjerman Olaf Sholc, pas së cilës deklaroi se është konfirmuar mbështetja gjermane për integrimet evropiane të vendit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR