Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për zgjerimin e kopshtit të fëmijëve “Kokiçinja” në Komunën e Karbincit
- - Kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për zgjerimin e kopshtit të fëmijëve “Kokiçinja” në fshatin Tarinci në Komunën e Karbincit.
- Post By Fitore Curri
- 09:42, 14 dhjetor, 2024
Shkup, 14 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për zgjerimin e kopshtit të fëmijëve “Kokiçinja” në fshatin Tarinci në Komunën e Karbincit.
Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Qeverisë, vlera e përgjithshme e projektit, përfshirë TVSH-në, është 19.370.973,00 denarë, nga të cilat 13.936.897,00 denarë janë siguruar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, ndërsa 5.091.957,00 denarë janë siguruar nga Komuna e Karbincit.
Është paraparë deklaratë për mediat e kryetarit të Qeverisë, Mickoski. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s