• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest

Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest

Bruksel, 7 nëntor 2024 (MIA) - Ngjarjet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme do të jenë tema kryesore në Samitin e sotëm të pestë të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski.

Në ngjarje, nikoqir i së cilës është kryeministri hungarez Viktor Orban, është paralajmëruar pjesëmarrja e 47 shefave të shteteve ose qeverive nga Evropa, si dhe delegacione të BE-së, i cili do të përbëhet nga kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell.

Në prag të Samitit u paraqitën informacione se Orbani në margjinat e ngjarjes do të organizojë takim të Mickoskit me presidentin bullgar Rumen Radev, por kryeministri i Maqedonisë dje tha se një takim i tillë nuk është dakorduar, por është i gatshëm për biseda.

"Jam i gatshëm të bisedoj me secilin, gjithkund, në bazë të marrëveshjes së vërtetë që do të na çojë në qëllim, ndërsa jo ta bëjmë vetëm hapin e parë", tha Mickoski.

Gatishmëri për biseda Mickoski shprehu edhe kah mesi i muajit të kaluar, kur disa media njoftuan mundësinë e takimit të Mickoskit me Radevin në Budapest.

"Nuk është patjetër të jetë Budapesti, mund të jetë kudo, le të ulemi, të flasim dhe të gjejmë një zgjidhje që do të jetë një zgjidhje afatgjatë dhe që do të garantojë kriteret e Kopenhagës, të garantojë të drejtat dhe të garantojë sukses në procesin e negociatave", tha atëherë Mickoski.

Унгарскиот Парламент денеска усвои Закон, со кој на истополовите двојки практично им се забранува да посвојат деца

Ndryshe, në samitin e sotëm në Budapest është parashikuar të diskutohet për sfidat kryesore të sigurisë që prekin Evropën, të shkaktuara nga konfliktet aktuale, para se gjithash agresioni rus ndaj Ukrainës dhe përshkallëzimi aktual i dhunës në Lindjen e Mesme.

Përveç kësaj do të mbahen edhe sesione të veçanta kushtuar migrimit, fluksit të emigrantëve ilegal dhe instrumentalizimit të tyre, sigurisë ekonomike, si dhe në çështje për lidhshmërinë e energjisë, transportit, teknologjisë informatike dhe tregtisë globale.

Përveç sesioneve plenare në margjinat e forumit janë parashikuar edhe takime dypalëshe të pjesëmarrësve.

Në Samit, përveç vendit tonë, janë ftuar edhe pesë vendet tjera nga Ballkani Perëndimior, 27-të anëtaret e BE-së, si dhe Andorra, Azerbejxhani, Britania e Madhe, Armenia, Gjeorgjia, Islanda, Lihtenshtajni, Moldavia, Monako, Norvegjia, San Marino, Turqia, Ukraina dhe Zvicra.

Në ftesën për pjesëmarrje në Samit theksohet se ai mbahet në kohën e realitetit të shënuar me disa kriza.

"Lufta agresive ruse ndaj Ukrainës po hyn në vitin e tretë dhe vazhdon ende. Dhuna me viktimat njerëz ende është në rritje në Lindjen e Mesme dhe kërcënohet plotësisht të përshkallëzojë. Konfliktet dhe jostabiliteti janë në rritje edhe në Afrikë. Migrimi ilegal dhe instrumentalizimi i saj paraqesin sfidë shtesë për Evropën. Ekonomia globale sërish lëviz drejt fragmentimit që ndikon në modelet tona ekonomike", citohet në ftesë.

E gjithë kjo, shtohet, vë në rrezik paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin evropian. "Jemi të bindur se vendimet që do t'i marrim për ballafaqimin me këto kriza do ta përcaktojnë të ardhmen tonë në dekadat në vijim, thuhet në ftesë.

Vendimi për krijimin e Komunitetit Politik Evropian ishte marrë në Samitin e BE-së në qershor të vitit 2022, me synim për të bashkuar vendet e kontinentit evropian, të nxitet dialogu politik dhe bashkëpunimi mes tyre për çështje nga interesi i ndërsjellë dhe të përforcohet siguria, stabiliteti dhe prosperiteti në Evropë, në kushte të pasojave dramatike nga agresioni rus ndaj Ukrainës.

Ky format synohet si një platformë për koordinim politik dhe nuk paraqet një zëvendësim për asnjë organizatë ekzistuese, strukturë ose proces dhe në këtë fazë nuk ka qëllim të shndërrohet  në organizatë, strukturë ose proces të ri.

Samiti i parë i Komunitetit Politik Evropian u mbajt në Pragë në tetor të vitit 2022 dhe u diskutua kryesisht për çështjet e paqes dhe sigurisë që lidhen me luftën në Ukrainë dhe krizën energjetike që ajo shkaktoi. Samiti i dytë në Kishinau në qershor të vitit 2023 diskutoi përpjekjet e përbashkëta për paqen dhe sigurinë, elasticitetin e energjisë dhe lidhjen dhe lëvizshmërinë në Evropë. Samiti i tretë u mbajt në Granada në tetor të vitit 2023, ku udhëheqësit diskutuan se si ta bëjnë Evropën më rezistente, të begatë dhe gjeostrategjikisht të rëndësishme. Takimi i katërt i krerëve të shteteve ose qeverive evropiane u zhvillua në korrik të këtij viti në Kështjellën Blenhajm pranë Oksfordit dhe në të u diskutua për mbrojtjen, demokracinë, migrimin, energjinë dhe lidhshmërinë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s/ Kabineti i Orbanit 

QËNDRONI TË LIDHUR