• e mërkurë, 21 janar 2026

Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Bruksel, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili qëndron për vizitë pune në Bruksel, pasdite do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të paraqesë mundësi për demonstrimin dhe vërtetimin e forcës së marrëdhënies strategjike mes Unionit dhe rajonit si dhe përfitimet që ai i sjell për qytetarët.

Në Samit, me të cilin do të kryesojë kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, përveç kryeministrit Mickoski, do të marrin pjesë edhe liderët e pesë vendeve tjera kandidate ose anëtare aspirante të Unionit nga Ballkani Perëndimor, si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë, Kaja Kallas.

Tema kryesore të tubimit do të jenë partneriteti strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, integrimi gradual në Union dhe Plani për rritje i rajonit, si dhe punët e jashtme, siguria dhe mbrojtja.

Siç njoftoi Këshilli i BE-së, është parashikuar në fund të Samitit të publikohet deklarata edhe nga partnerët e Ballkanit Perëndimor pritet të harmonizohen me të.

Sipas njoftimit, Samiti do ta shënojë vlerën e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e tanishëm gjeopolitik dhe nevoja nga lidhjet gjithnjë e më të forta mes Unionit dhe rajonit.

Më tej theksohet se BE-ja është e përkushtuar t’i afrojë partnerët e saj nga Ballkani Perëndimor me vete gjatë procesit të zgjerimit.

Në takim, BE-ja pritet të mirëpresë progresin konkret në integrimin gradual të partnerëve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht përmes Planit të Rritjes për rajonin të nisur në vitin 2023, me qëllim integrimin e mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm evropian, avancimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe stimulimin e reformave të nevojshme që lidhen me anëtarësimin në bllok, për të cilat janë siguruar gjashtë miliardë euro për proceset e reformave dhe investimet.

Во рамки на грчката иницијатива за заедничка иднина на балканските земји и Европа, денеска во Солун ќе се одржи Конференција на високо ниво за европските перспективи на Западниот Балкан насло

"Plani i Rritjes ka potencialin të përshpejtojë rritjen ekonomike të rajonit gjatë dekadës së ardhshme dhe të forcojë konvergjencën socio-ekonomike midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, me kusht që partnerët të zbatojnë reformat që lidhen me anëtarësimin në Union. BE-ja është partneri kryesor dhe më i besueshëm i Ballkanit Perëndimor. Është partneri kryesor tregtar, investitori dhe donatori i rajonit", shtohet në njoftim.

Më tej thuhet se udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor janë të bashkuar në mbështetjen dhe solidaritetin e tyre të palëkundur me Ukrainën.

"Bashkimi Evropian mirëpret ata partnerë nga Ballkani Perëndimor që tashmë janë plotësisht të përafruar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe inkurajon përafrimin e mëtejshëm nga ata që nuk e kanë bërë ende këtë", theksohet në njoftimin e Samitit.

Është parashikuar liderët të bisedojnë edhe për bashkëpunimin në fushat e sigurisë, mbrojtjes, rezistencës së kërcënimeve hibride dhe kibernetike dhe luftën kundër përzierjes së huaj dhe dezinformatave.

"BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë një përgjegjësi të përbashkët për t'u përballur me sfidat e përbashkëta. Ata do të diskutojnë gjithashtu aktivitetet dhe përpjekjet e përbashkëta në fushat kryesore: menaxhimi i migracionit, politika e vizave, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, menaxhimi i kufijve dhe lufta kundër korrupsionit, trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar, si dhe parandalimi dhe luftimi i terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm", shtohet në njoftimin e Samitit.

Samitet e tilla janë parashikuar me Agjendën strategjike të Këshillit Evropian për periudhën 2024-2029 dhe rregullisht mbahen nga viti 2018. Paraprakisht Samiti BE-Ballkani Perëndimor u mbajt vitin e kaluar në dhjetor në Bruksel, ndërsa tjetri është parashikuar për në qershor të vitit 2026 në Mal të Zi.

Ndryshe, gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri Mickoski është shoqëruar nga ministrat e punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme Timço Mucunski dhe për Çështje Evropiane Orhan Murtezani. sa/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR