• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në fillimin e rikonstruimit të Sallës së sportit "Rasadnik" në Komunën e Kisella Vodës

Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në fillimin e rikonstruimit të Sallës së sportit

Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në fillimin e rikonstruimit të Sallës së sportit "Rasadnik" në Komunën e Kisella Vodës.

Siç informojnë nga Qeveria, rikonstruimi kushton rreth 90.000.000 denarë dhe financohet nga Ministria e Sportit.

Është parashikuar me rikonstruimin që salla e sportit "Rasadnik" të ketë hapësirë ​​për hendboll, basketboll, futboll të vogël, volejboll si dhe hapësirë ​​afariste që do të jepet me qira me qëllim që salla e sportit të jetë fitimprurëse. Komuna e Kisella Vodës merr në dorëzim sallën e sportit nga NP qeveritare për ekonomizim të objekteve sportive pa borxhe. Pas 30 vitesh neglizhencë më në fund nis rikonstruimi i sallës "Rasadnik" e cila përsëri do të marrë shkëlqimin e vet. rq/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR