• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kryeministri kroat Plenkoviq për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri kroat Plenkoviq për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.  Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një ceremoni me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake do ta presë Plenkoviqin, i cili e udhëheq delegacionin në të cilin janë përfaqësues të lartë qeveritar për çështje ekonomike dhe për punë të jashtme dh  anëtarë të Parlamentit kroat. 

Menjëherë pas ceremonisë së pritjes është paraparë takim tet-a-tet i Kovaçevskit dhe Plenkoviqit, pas së cilit do të vijojnë bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve. Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë së Veriut, në takimin me delegacionin kroat, do të jenë zëvendëskryeministrat për Çështje Evropiane dhe Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve, Bojan Mariçiqi dhe Fatmir Bytyqi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu. dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kroaci, Milaim Fetai.

Kryeministri kroat Plenkoviqi gjatë vizitës zyrtare  do të pritet edhe nga shefi i shtetit Stevo Pendarovski, si dhe nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa  do të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Kuvend. ar/fc/

QËNDRONI TË LIDHUR