Kryeministri Kovaçevski për vizitë zyrtare në Gjermani
- - Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Sholc, është në vizitë zyrtare në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë. Në kuadër të vizitës zyrtare, siç është paralajmëruar, është planifikuar pritje zyrtare me nderime shtetërore në selinë e Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, takim i kryeministrit Kovacevski me kancelarin Sholc, konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave, si dhe takim dypalësh pune dhe darkë e dy delegacioneve zyrtare.
- Post By Fitore Curri
- 09:54, 28 qershor, 2023
Shkup, 28 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Sholc, është në vizitë zyrtare në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë. Në kuadër të vizitës zyrtare, siç është paralajmëruar, është planifikuar pritje zyrtare me nderime shtetërore në selinë e Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, takim i kryeministrit Kovacevski me kancelarin Sholc, konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave, si dhe takim dypalësh pune dhe darkë e dy delegacioneve zyrtare.
Fokusi kryesor i bisedimeve, siç është paralajmëruar, do të jenë marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë, e cila këtë vit shënon 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Gjithashtu, do të diskutohet edhe përkrahja gjermane në rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë, procesi i reformave që synon përmbushjen e standardeve të BE-së dhe çështje të tjera aktuale nga perspektiva e sigurisë rajonale dhe evropiane.
Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri Kovaçevski janë zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Në kuadër të vizitës zyrtare, kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë në ekspertizën e organizuar nga Fondacioni Fridrih Ebert (Friedrich Ebert Stiftung) dhe do të ketë takim me përfaqësues të shoqatave të mërgimtarëve të Maqedonisë në Berlin. Gjatë vizitës në Berlin, kryeministri Kovaçevski do të ketë takim pune edhe me drejtorin ekzekutiv të Dojçe Telekom, Timoteus Hotges. sa/fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s