Kryeministri Kovaçevski nuk komenton vjetërsimi e rastit “Target-Fortesa”
- Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nuk e ka komentuar vjetërsimin e rastit "Target - Fortesa", që doli nga ndryshimet në Kodin Penal të miratuar së fundmi. Kovaçevski tha se ato u propozuan dhe u miratuan për shkak të harmonizimit, e jo për shkak të disa rasteve gjyqësore shumëvjeçare.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:03, 18 tetor, 2023
Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nuk e ka komentuar vjetërsimin e rastit "Target - Fortesa", që doli nga ndryshimet në Kodin Penal të miratuar së fundmi. Kovaçevski tha se ato u propozuan dhe u miratuan për shkak të harmonizimit, e jo për shkak të disa rasteve gjyqësore shumëvjeçare.
"Unë asnjëherë deri më sot nuk kam komentuar procedura gjyqësore. Ajo që është karakteristike është se bëhet fjalë për rast nga ajho që është në dispozicion publikisht, që ka filluar në vitin 2015, që është në procedurë të shkallës së dytë tashmë tre vjet, megjithatë, gjatë këtyre tetë viteve nuk ka përfunduar si rast. Prandaj, të gjitha përgjigjet për efikasitetin lidhur me zgjidhjen e rastit dhe në aspektin e procesit nuk kam mundur t'i jap, ato mund t'i japin vetëm ata që kanë punuar në të njejtën, kështu që kjo është përgjigja që mund t'ju jap", tha Kovaçevski.
Për ndryshimet në Kodin Penal, tha se i referoheshin respektimit të direktivave evropiane në pjesën e konfiskimit të pasurisë dhe në pjesë të tjera, duke përfshirë disa anëtarë që harmonizohen me legjislacionin e shteteve anëtare të BE-së - 19 prej tyre dhe pothuajse të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.
"Është bërë për qëllime të harmonizimit, jo për çështje të caktuara gjyqësore që ndodhen në procedurë 8 vjet, 9, 10 vjet, etj, sepse sipas asaj teze që do të thoshte se tek ne do të duhej të vendoset mosvjetësim të asgjëje dhe gjitha çëshjet gjyqësore të zgjasin 50, 60 vjet kur të zgjidheshin. Mirëpo, praktika e vendeve anëtare të BE-së tregon për afate që sigurojnë gjykim me praktikë që ofron efikasitet për të gjitha palët në proces", tha Kovaçevski, i cili ishte për vizitë në kompaninë “Viva”. qa/