• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kryeministri Kovaçevski në Konferencën e 59-të të sigurisë të Mynihut

Kryeministri Kovaçevski në Konferencën e 59-të të sigurisë të Mynihut

Mynih, 17 shkurt 2023 (MIA) - Ristrukturimi botëror, i shkaktuar kryesisht nga agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës, është në fokus të Konferencës së Sigurisë të Mynihut të këtij viti, e cila mbahet nga sot deri më 19 shkurt. Në edicionin e 59-të të Konferencës së Sigurisë së Mynihut marrin pjesë më shumë se 450 vendimmarrës të nivelit të lartë dhe liderë të shquar botërorë - duke përfshirë krerët e shteteve, ministra, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare, si dhe liderë të biznesit dhe shoqërisë civile.

Димитар Ковачевски

Në konferencë, sip njoftoi raportuesi për MIA-n nga Mynihu, merr pjesë një delegacion i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga nënkryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Минхенска безбедносна конференција

Në konferencë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Kryeministri Kovaçevski në margjinat e konferencës, do të zhvillojë takime me liderë dhe përfaqësues të lartë të vendeve të veçanta dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët kushtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësisë së procesit eurointegrues në kushtet e trazirave gjeopolitike.

Tre ditë, Konferenca e Sigurisë e Mynihut do të funksionojë edhe një herë si një platformë unike për debatet e nivelit të lartë mbi sfidat më të mëdha të politikës së jashtme dhe të sigurisë të kohës sonë.

Минхенска безбедносна конференција

 

Lufta në Ukrainë, e cila filloi vetëm disa ditë pas Konferencës së Sigurisë së Mynihut 2022, shënon një "pikë kthese", thonë organizatorët. Lufta jo vetëm që ka shkaktuar vuajtje të jashtëzakonshme në Ukrainë, por ka pasur një ndikim negativ edhe në pjesë të tjera të botës.

Pothuajse një vit pas pushtimit rus të Ukrainës, Konferenca e Sigurisë së Mynihut do të ofrojë gjithashtu një mundësi për të rishikuar kohezionin dhe angazhimin politik për ruajtjen e një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla të caktuara. ls/ 


QËNDRONI TË LIDHUR