• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministri Kovaçevski në hapjen e Samitit të Këshillit të Evropës në Islandë pritet nga kryeministrja Jakobsdotir

Kryeministri Kovaçevski në hapjen e Samitit të Këshillit të Evropës në Islandë  pritet nga kryeministrja Jakobsdotir

Shkup, 16 maj 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbërriti në Samitin e katërt të Këshillit të Evropës, në Rejkjavik të Islandës, në hapjen e të cilit u prit nga kryeministrja e Islandës, Katrin Jakobsdotir dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq.

Si pjesë e delegacionit që e kryeson kryeministri është edhe Bojan Mariçiqi, zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane. 

Siç informon pres shërbimi qeveritar, në Samitin e katërt të Këshillit të Evropës, i cili sivjet po zhvillohet në Rejkjavík, liderët do të bisedojnë në  tema që lidhen me paqen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht në këto kohë të vështira kur në  Evropë nuk është sulmuar vetëm një shtet, por janë sulmuar parimet dhe vlerat demokratike të rendit ndërkombëtar. 

 Qëllimi i Samitit është të bashkohen vendet anëtare drejt parimeve të demokracisë, duke siguruar një kuptim të qartë të përbashkët për atë si e  sigurojmë dhe forcojmë demokracinë në Evropë. Pikërisht për këtë  Agjenda e Samitit, përveç hapjes zyrtare, përfshin diskutime në tryezë të rrumbullakët mbi tema të ndryshme si të drejtat e njeriut, demokracia, sundimi i së drejtës, mjedisi i jetesës, inteligjenca artificiale dhe zhvillimi digjital, si dhe një darkë pune që do të t'i kushtohet Ukrainës.

Në fund të Samitit, Islanda zyrtarisht do t'i dorëzojë Letonisë presidencën me Komitetin e  Ministrave të Këshillit të Evropës. Letonia është vendi i ardhshëm anëtar që do të kryesojë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës për një periudhë gjashtëmujore. ar/

 

 

 

 


 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR